Telegrafi

Copa e madhe e gurit shkëputet nga shkëmbi, bie direkt mbi kamionin e mallrave në Peru – shpëton mrekullisht shoferi

Një copë e madhe e gurit është shkëputur nga një shkëmb gjigante në një zonë malore në Peru, ku si pasojë ka goditur direkt një kamion që po lëvizte në atë zonë.

Për fat të mirë nga goditja direkte nuk e ka pësuar askush me jetë, megjithatë pamjet janë shumë të rënda, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë siç shkruan New York Post, shihet kamioni duke lëvizur kur krejt befasisht nga shkëmbi bie një copë e madhe e gurit dhe e godet direkt kamionin duke shkatërruar plotësisht.

Raportohet se shoferët e dy kamionëve komercial kanë mbijetuar, por se malli të cilin po e transportonin ka përfunduar në humnerë në qarkun Mateo të Huanchorit.

Ishte një kamerë e vendosur prapa një veture që ishte në lëvizje pas kamionit, që regjistroi momentin e rënies së gurit të madhe në rrugë.

Megjithatë një copë tjetër e madhe e gurit ra edhe para mjetit të autorit të videos, e cila për fat të mirë nuk e goditi.

E autoriteteve i janë nevojitur  katër orë që të pastrojnë rrugën, shkruan La Republica. /Telegrafi/

https://twitter.com/orbital_news/status/1764271710897897666?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1764271710897897666%7Ctwgr%5E194925d64233642a0539135c71579c5fadc875fe%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnypost.com%2F2024%2F03%2F03%2Fworld-news%2Fboulders-crush-pair-of-trucks-driving-on-highway-in-peru-video%2F