Krahas Kampionatit Evropian në Gjermani, spektakli i futbollit po mbahet edhe në Amerikën Jugore, Qendrore dhe Veriore ku po luhet Kupa e Amerikës.
Tashmë dihen çerekfinalistët, ku derbi absolut do jetë mes Uruguait dhe Brazilit. Në çerekfinale Argjentina do të luajnë kundër Ekuadorit, e më pas në gjysmëfinale të mundshme kundër më të mirës së duelit Venezuelë-Kanada.
Duke qenë se Argjentina dhe Brazili janë në anët e kundërta të shortit, kjo do të thotë se ata mund të shikojnë Superclasico vetëm në finalen e Copa America.
Ajo që është interesante është se nuk do të ketë kohë shtesë në ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Nëse ndeshjet përfundojnë në barazim, ekzekutohen menjëherë goditjet e penalltisë, ndërsa kjo nuk vlen për finalen.
Në finale do të ketë kohë shtesë dhe penallti nëse ndeshja përfundon në barazim. /Telegrafi/