Antonio Conte pritet që brenda kësaj jave të prezantohet si trajner i Tottenham Hotspurit.
Sipas asaj që raporton The Sun, marrëveshja mes të dyja palëve është arritur dhe do të finalizohet së shpejti.
Që nga vera e vitit të kaluar, Tottenhami tentoi të transferonte italianin, mirëpo përgjigja e tij ishte negative.
Derisa në këto ditë shpresonte të merrte drejtimin e Manchester Unitedit, këta të fundit kanë vendosur t’i ofrojnë edhe një mundësi Ole Gunnar Solskjarrit.
Kështu, marrëveshja me Tottenhamin ka mbetur opsioni i vetëm për Conten në letër dhe raportohet edhe nga Fabrizio Romano se është pranuar oferta.
Me kalimin te Spurs, Contes i është premtuar nga klubi se do të ketë një buxhet rreth 180 milionë euro për transferime.
Kjo shumë mund të rritet edhe më shumë nga shitjet e lojtarëve që nuk janë në planet e tij. /Telegrafi/