Telegrafi

Conte xhirohet në një fluturim të lirë duke u kthyer në Itali, pritet shkarkimi nga Tottenhami

(Foto: Screenshot/Twitter)

Antonio Conte është parë duke u kthyer në Itali me një fluturim Ryanair gjatë ditës së hënë duke i plotësuar spekulimet për të ardhmen.

Në mediat angleze është duke u raportuar se Tottenham Hotspur do ta shkarkojë strategun italian gjatë kësaj jave.

Kontrata e Contes me klubin londinez skadon në qershorin që vjen, megjithatë qëndrimi i tij në Londër duket se do të jetë më i shkurtër.

Lexo po ashtu Conte drejt kthimit në Itali, mund ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Gazetari i The Telegraph, Matt Law, ka raportuar se Spursat pritet të arrijnë marrëveshje që t’ia ndërpresin kontratën trajnerit gjatë kësaj jave.

Ai ka konfirmuar se 53-vjeçari është kthyer në Itali dhe tashmë Conte është xhiruar duke u kthyer në vendlindje me një fluturim të lirë Ryanair dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/