Telegrafi

Conte do vetëm fitore

Nëse dikush mendon se Antonio Conte ndeshjen e tretë do të hyjë i qetë, atëherë gabohet.

Ai në konferencë për media sot ka thënë se është shumë i uritur për fitore, dhe këtë e ka kërkuar nga ekipi edhe për përballjen e nesërme kundër Irlandës, transmeton Koha.net.

“Unë do të vazhdojë të kem një ekip që synon të mposhtë kundërshtarët. I dua tre pikë. Jam i uritur , ashtu si lojtarët e mi”, është shprehur Conte, raporton ESPN.

Italia tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Evropianit pas fitoreve ndaj Belgjikës dhe Suedisë, kurse nesër përballet me Irlandën nga ora 21:00.

Fitorja ose barazimi eventual i Italisë kundër Irlandës, dhe fitorja ose barazimi i Belgjikës kundër Suedisë do të ishte avantazh i madh për Shqipërinë.