Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka publikuar listën me 28 futbollistët e ftuar për turneun e tyre para-sezonal në Korenë e Jugut, ndërsa ka vendosur katër lojtarë të njohur t’i lë në Londër.
Spurs janë nisur sot në drejtim të Koresë së Jugut, ku do të zhvillojnë disa përgatitje dhe do t’i luajnë dy ndeshje miqësore.
Klubi londinez do të ndeshet kundër Team K League më 13 korrik dhe Sevillan më 16 korrik.
Taking off with #TUMI ✨
🧳 @tumitravel pic.twitter.com/7frOqq1Y1t
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 9, 2022
Trajneri Conte është përkujdesur që t’i ftojë 28 futbollistë për këtë turne, ku nuk munguan emrat e të transferuarve të verës.
Megjithatë, befasia e madhe ishte se Conte kishte vendosur të mos i marrë me vete dhe t’i lë në Londër katër lojtarë të njohur.
The squad for our matches against Team K League and Sevilla in the #CoupangPlaySeries in Korea has been confirmed as follows…
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 9, 2022
Giovani Lo Celso, Tanguy Ndombele, Sergio Reguilon dhe Harry Winks do të vazhdojnë përgatitjet e tyre para-sezonale në Hotspur Way.
Joe Rodon thuhet se nuk udhëton shkaku i një sëmundje, ndërsa ardhja e fundit, Clement Lenglet nuk e ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të udhëtuar. /Telegrafi/