Telegrafi

‘Conte, trajneri më i mirë në Euro 2016’

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Italisë, Alessandro Costacurta mendon se Antonio Conte është trajneri më i mirë në Euro 2016

Costacurta, tani ekspert për Sky Sport, ka shpresa të mëdha në kombëtatren italiane para ndeshjes së nesërme përball Belgjikës, duke besuar në futbollistët dhe trajnerin Conte, të cilin e vlerëson shumë.

“Ne kemi trajnerin më të mirë në Euro 2016 dhe unë besoj shumë në organizimin e tij taktik”, ka thënë Costacurta.

“Edhe nëse ekipi italian nuk ka shumë cilësi, unë mendoj se ata mund të dëmtojnë Belgjikën me kundërsulme”.

“Unë nuk do të çuditesha nëse nesër ne shohim një fitore të Italisë përball skuadrës që është e dyta në botë në e FIFA”, përfundoi ish-mbrojtësi italian. /Telegrafi/