Telegrafi

Conte sërish godet UEFA-n

(Foto: Screenshot/YouTube/Tottenham Hotspur)

Antonio Conte i rikthehet historisë së përjashtimit të Tottenham Hotspur nga Liga e Konferencës.

Strategu italian ka thënë se ai ende nuk e di se përse UEFA duhej t’i përjashtonte ata.

“Nuk e pashë të drejtë që UEFA të na nxirrte nga Liga e Konferencës. Ne u përjashtuam jo me vullnetin tonë, por sepse nuk u gjet një datë për të luajtur për shkak të COVID-19”, ka deklaruar Conte.

Lexo po ashtu Strategjia speciale e Antonio Contes me lojtarët e Tottenhamit që lëndohen

“Nuk ishte e drejtë për klubin dhe lojtarët. Mund të ishim protagonistë dhe të shkonim deri në finale”.

“Meqenëse nuk e fituam, megjithatë, jam i lumtur që Roma e fitoi”, u shpreh tekniku italian për Gazzetta.it.

Tottenhami ka bërë deri më tani gjashtë transferime dhe do të jetë një skuadër e fortë për top katërshe, por pse jo edhe për titull në Ligën Premier. /Telegrafi/