Antonio Conte i rikthehet historisë së përjashtimit të Tottenham Hotspur nga Liga e Konferencës.
Strategu italian ka thënë se ai ende nuk e di se përse UEFA duhej t’i përjashtonte ata.
“Nuk e pashë të drejtë që UEFA të na nxirrte nga Liga e Konferencës. Ne u përjashtuam jo me vullnetin tonë, por sepse nuk u gjet një datë për të luajtur për shkak të COVID-19”, ka deklaruar Conte.
“Nuk ishte e drejtë për klubin dhe lojtarët. Mund të ishim protagonistë dhe të shkonim deri në finale”.
“Meqenëse nuk e fituam, megjithatë, jam i lumtur që Roma e fitoi”, u shpreh tekniku italian për Gazzetta.it.
Tottenhami ka bërë deri më tani gjashtë transferime dhe do të jetë një skuadër e fortë për top katërshe, por pse jo edhe për titull në Ligën Premier. /Telegrafi/