Antonio Conte ka thënë ‘kurrë mos thuaj kurrë’ kur u pyet për një rikthim në Serie A si trajner.
Conte ka folur për mediat italiane gjatë ceremonisë së çmimeve për trajnerin e vitit në Itali.
Massimiliano Allegri mbrojti çmimin ‘Panchina d’Oro’ në Coverciano të hënën dhe ish trajneri i Juventusit dhe Chelseat foli për një rikthim të tij në Serie A.
“A e shoh veten në një fushë të rëndësishme së shpejti? Sot e shoh veten në shtëpi”, ka thënë fillimisht 49-vjeçari për Calciomercato.com.
“Jam duke i rimbushur bateritë e mia për momentin, duke parë disa ndeshje dhe duke ndjekur disa nga kolegët e mi”.
“E ardhmja në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë”.
“Unë jam italian, ndihem mirë këtu dhe do të doja të punoja, pa përjashtuar daljen jashtë vendit natyrisht”, përfundoi Conte.
Ndryshe, Conte është pa skuadër që nga shkarkimi i tij nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/