Antonio Conte po lidhet me një kalim te Tottenham Hotspuri, derisa Nuno Espiritio Santo mund të shkarkohet.
Trajneri italian është aktualisht i papunë që kur u largua nga Interi si kampion dhe tani po kërkon një aventurë të re.
Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Conte nuk e preferon kalimin te Spurs, pasi e di se klubi nuk investon në prurje të reja.
Strategu italian tashmë është i njohur për Ligën Premier, pasi kishte shkëlqyer te Chelsea qysh në edicionin e parë.
Ai lidhet po ashtu me kalimin te Manchester United, mirëpo ende nuk ka ndonjë kontakt direkt mes të dyja palëve.
Conte e preferon kalimin te Djajtë e Kuq dhe për këtë sipas mediave në Itali, ai po refuzon kalimin te Tottenhami. /Telegrafi/