Telegrafi

Conte mohon se do ta marrë drejtimin e PSG-së: Nuk ka asgjë të vërtetë

Antonio Conte është lidhur me një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ka qenë vet trajneri italian i Tottenham Hotspur që ka mohuar zërat që e lidhin me stolin e gjigantit francez.

Për t’i dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve që e lidhin me PSG-në, Conte ka folur në konferencën për shtyp, duke mohuar kontaktet me ekipin francez.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen për kalimin tim te PSG-ja. Janë lajme që bëhen për të shkaktuar shpërqendrim te ne, në një moment vendimtar të sezonit”.

Tutje italiani ka thënë se gjithë përqendrimin e ka te skuadra e tij aktuale Tottenahm Hotspur dhe dëshiron t’i arrijë objektivat që ka para vetes.

“Unë jam tërësisht i përqendruar te Tottenham dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Duam të arrimë objektivat tanë për këtë sezon dhe më pas të planifikojmë sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Conte.

52-vjeçari italian deri më tani e ka udhëhequr Tottenhamin në 31 ndeshje zyrtare ka ka një mesatare prej 1,77 pikëve për ndeshje. /Telegrafi/