Site icon Telegrafi

Conte lë të kuptohet se do të largohet nga Tottenhami në një intervistë të jashtëzakonshme pas humbjes ndaj Burnleyt

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte ka lënë të kuptohet se do të largohet në një intervistë të jashtëzakonshme pas humbjes nga Burnley.

Spurs u mundën 1-0 nga Burnley në Turf Moor, me golin e vetëm të Ben Mee duke shkaktuar humbjen e katërt në pesë ndeshje për skuadrën londineze.

Në fundjavë, njerëzit e Contes dukeshin sikur ishin kthyer pas një fitore mahnitëse ndaj kampionëve të Ligës Premier, Manchester City në Etihad, ku Harry Kane shënoi një golin e fitores dramatike në minutën e 95-të.

Conte festoi në mënyrë të egër dhe u ndje si një rezultat dhe performancë që mund t’i bënte Spurs të rikthehen në garën për vendin e katërt.

Lexo po ashtu Conte i lumtur me fitoren ndaj Man Cityt

Por, ata u kthyen duke humbur sërish dhe jo për herë të parë, Conte dukej si një njeri që është ‘lodhur’ gjatë intervistës së tij pas ndeshjes.

Ish-trajneri i Chelseat, i cili ka qenë shumë i zëshëm për transferimet dhe situatën te Spurs, u bëri jehonë këtyre mendimeve në konferencën e tij për shtyp.

 

“Në pesë ndeshjet e fundit, ne humbëm katër ndeshje dhe kjo do të thotë se do të ketë një vlerësim për klubin, për mua – sepse për mua është shumë zhgënjyese”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sports.

“Sigurisht që situata është kjo. Më vjen shumë keq për tifozët sepse nuk mendoj se ata e meritojnë këtë”.

“Por, kur humb katër nga pesë ndeshjet e fundit do të thotë që duhet të bësh një vlerësim. Klubi duhet të bëjë një vlerësim, gjithashtu të flasë së bashku dhe të kuptojë se cila është zgjidhja më e mirë”.

Lexo po ashtu “Jemi më të dobët tani”, Conte kritikon drejtuesit për transferimet e janarit

“Lojtarët janë gjithmonë të njëjtët, klubi ndryshon trajnerët, lojtarët janë të njëjtë, por rezultati nuk ndryshon. Unë jam shumë i sinqertë për të pranuar këtë lloj situate”, përfundoi italiani.

Italiani dha dorëheqjen nga Interi në muajt e verës, pasi i udhëhoqi ata drejt titullit të parë të Serie A në 11 vjet.

Ai mori detyrën e Spurs pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo në nëntor, duke nënshkruar një kontratë 18-mujore me opsionin e një zgjatjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version