Site icon Telegrafi

Conte: Italia nuk meritoi humbjen

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ndjen se ekipi i tij nuk e ka merituar humbjen ndaj Irlandës.

Azzurët bënë ndryshime në formacionin startues dhe ia dhuruan një kualifikim Irlandës duke pësuar humbje.

“Unë kam me çka t’u përgjigjem atyre që nuk luajtën aq shumë. Ishte ndeshje e vështirë, mjaft fizike”.

“Ata që luajtën dhanë më të mirën, kështu që unë respektoj Irlandën për kualifikimin, por nuk merituam humbjen”.

“Ne tani luajm ndaj një prej favoritëve dhe duam që të shkojmë përpara. Ata janë shumë të fortë, por ndeshjet vendosen në fushë dhe jo në letër. Ne do të hyjmë për të fituar”, deklaroi Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version