Antonio Conte ndjen se iu bë e padrejtë pasi vendimi i fundit kontrovers anuloi golin e fitores së Tottenham Hotspur ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.
Harry Kane shënoi golin e fitores në minutat shtesë, por ky gol u anulua përmes VAR-it për pozicion jashtë loje.
Ky vendim shkaktoi një konfuzion, pasi Kane ishte prapa vijës së topit dhe atëherë ai nuk mund të ishte në pozicion jashtë loje.
Conte u përjashtua për shkak të reagimit të tij të furishëm dhe nuk ishte qetësuar as në intervistat pas ndeshjes, pasi ai ishte i acaruar dhe doli nga konferenca e tij për shtyp pas vetëm një pyetjeje.
“I was sent off because I’m the most popular man there!” ?
Antonio Conte provides an answer for why he received a red card in the final minute of the game against Sporting… ?
?️ @msmith850 pic.twitter.com/D78Rn0Cy5T
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 26, 2022
Trajneri italian sugjeroi vazhdimisht se VAR-i nuk do të kishte qenë aq “i guximshëm” sa të mos lejonte një gol milimetrik si ky nëse Tottenham do të kishte qenë një “klub i madh”.
Ndryshe, Spurs kanë nevojë për një pikë në udhëtimin e tyre te Olympique Marseille për të siguruar kualifikimin në raundin e 16-të. /Telegrafi/
“I don’t see honesty…I’m REALLY upset! ” ?
Antonio Conte left fuming at VAR decision and leaves press conference after one question ? pic.twitter.com/OIXbmH7pX4
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 26, 2022