Telegrafi

Conte flet për het-trikun e Son dhe skuadrën që ka në dispozicion

Tottenham mori një fitore të madhe ndaj Leicester Cityt me rezultat 6-2, ku Heung-Min Son shënoi het-trik edhe pse u fut në pjesën e dytë.

Sulmuesi koreano-jugor nuk kishte shënuar në asnjë ndeshje këtë sezon dhe Antonio Conte vendosi ta linte në bankë.

Ai tregoi bisedën që kishte me Son para ndeshjes dhe shakën që bëri me të.

“I thashë se nëse ai shënonte tre gola në 30 minuta, ndoshta do ta përsërisnim këtë eksperiment, por po bëja shaka”.

“Jam me fat, kam një grup të shkëlqyer lojtarësh. Ne duhet të fillojmë të mendojmë ndryshe nëse do të bëjmë hapin tjetër”.

“Kur vendosa të fus Yves Bissouman dhe të luaj me tre mesfushorë, mendova ta afrojë Sonin te Kane për të shfrytëzuar sa më shumë hapësirën. Ishte shumë bukur, sepse na dha më shumë ekuilibër dhe ne shfrytëzuam aftësitë e Kane dhe Son”, ka thënë Conte.

Më këtë fitore Tottenhamë është në vendin e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider. /Telegrafi/