Telegrafi

Conte ëndërron stolin e gjigantit evropian, por Mourinho shihet si favorit

Antonio Conte e ka bërë prioritet për sezonin e ardhshëm stolin e Bayern Munichut, por ka kandidatë të tjerë për këtë rol, përfshirë ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili tashmë po mëson gjermanisht.

Bayern Munich ka pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë një kundër Lazios në Ligën e Kampionëve, dhe po shqyrton nëse do të vazhdojë me Thomas Tuchel pas përfundimit të sezonit.

Disa kandidatë janë lidhur me punën e Bayern Munichut dhe sipas raportit të fundit nga Sport Bild, disa janë më shumë se fytyra të njohura për tifozët e Serie A.

Gazeta gjermane pretendon se Conte ‘ëndërron’ të drejtojë gjigantin e Bundesligës sezonin e ardhshëm dhe i ka bërë prioritet për sezonin 2024/25.

Conte ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin. Ai në intervistën e tij të fundit tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Mourinhos nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Ish-trajneri i Romës, Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë detyrë, me kusht që Tuchel të largohet në verë.

Sipas raportit, tekniku portugez është aq i prirur për t’u bashkuar me Bavarezët sa që tashmë po mëson gjermanisht. /Telegrafi/