Antonio Conte u tregua i pafat në aspektin individual me kombëtaren italiane.
Kombëtarja e Italisë janë kthyer në top 10-të skuadrat e para në renditjen e FIFA-s, por Antonio Conte ka humbur një bonus të madh prej 500,000 mijë eurove.
Trajneri që çoi Azzurrët në çerekfinale të Euro 2016 ishte afër që të marrë një bonus të konsiderueshëm të hollash, në qoftë se deri në fund të qëndrimit të tij, Italia kishte rritur me pesë pozicione në renditje.
Kombëtarja italiane ishte e renditur e 14-ta kur Conte morri drejtimin dhe në renditjen e re të FIFA-s, ajo shkoi deri në vendin 10.
Kështu, Conte ka humbur bonusin e tij nga vetëm 0,44 pikë diferencë me Brazilin, të cilët mbajnë vendin e nëntë. /Telegrafi/
Renditjen e FIFA-s:
1.Argjentina 1.585 pikë
2.Belgjika 1.401 pikë
3.Kolumbia 1.331 pikë
4.Gjermania 1.319 pikë
5.Kili 1.316 pikë
6.Portugalia 1.266 pikë
7.Franca 1.189 pikë
8.Spanja 1.165 pikë
9.Brazili 1.156 pikë
10.Italia 1.155 pikë