Antonio Conte po monitoron me kujdes situatën e Jose Mourinhos në Manchester United, pasi mund të jetë edhe ai pasues i trajnerit portugez.
Në Angli janë të bindur se Mourinho do të shkarkohet nga stoli i Unitedit, nëse ata do të humbasin në Burnley këtë fundjavë.
Fillimi i tyre në sezonit aktual është më i keqi në klub që nga viti i largët 1992.
Me të ardhmen e Mourinhos në fije të perit, janë përmendur edhe shumë zëvendësues të mundshëm të tij te skuadra nga Old Trafford.
Sipas mediumit La Repubblica, Conte është duke shikuar zhvillimet nga afër dhe i vetëdijshëm se ai është në listën e ngushtë të Unitedit për të zëvendësuar portugezin.
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është favoriti për të pasues Special One, por nëse francezi nuk tundohet, atëherë Unitedi do të kthehet në Conte, sipas mediumit italian.
Conte u shkarkua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe aktualisht është një agjent i lirë.
Përveç Unitedit, Conte është i lidhur edhe me stolin e Milanit, pasi e ardhmja e Gennaro Gattusos është në pikëpyetje. /Telegrafi/