Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se meriton më shumë respekt, duke shtuar se thashethemet për largimin e tij po bëhen të tepërta.
Conte e dërgoi Chelsean drejt titullit në Ligën Premier sezonin e shkuar, ndërsa aktualisht është në vendin e tretë pas Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.
“ Çdo ditë po ka spekulime për të ardhmen time”.
“Nuk është në rregull pasi unë meritoj pak më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e shkuar dhe atë që po bëjë këtë sezon”.
“Cdi ditë lexoj lajme: Për sezonin e ardhshëm, klubi ka kontaktuar këtë trajneri ose atë trajner, për mua ky është një problem”.
“Kam edhe një vit kontratë me klubin dhe jam i fokusuar totalisht në këtë, po provoj t’i përmirësojë lojtarët dhe klubin”, ka thënë Conte.
Ai ka shtuar se është duke provuar këtë vit që ta ulë moshën mesatare në skuadër. /Telegrafi/