Manchester Unitedi arriti fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-1 në Ligën Premier.
Ky derbi ishte i shumë pritur edhe për shkak të rivalitetit të madh në mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos.
Kur të gjithë pritshin që tensionet të vazhdojnë mes dy trajnerëve, ata treguan sjelle shumë të mira dhe sportive ndaj njëri-tjetrit.
Në fillim të ndeshjes kishte përshëndetje mes tyre, ashtu si edhe në fund të takimit.
Por, momenti më i mirë ishte në minutën e 18-të kur Special One bën disa hapa drejt teknikut italian dhe pas një shakaje nga portugezi, dyshja i buzëqeshën njëri-tjetrit.
Blutë në javën tjetër do të luajnë ndaj Manchester Cityt, kurse Djajtë e Kuq ndaj Crystal Palaces.
Skuadra e Mourinhos pas kësaj fitore rikthehet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa ajo e Contes renditet në pozitën e pestë me 53 pikë. /Telegrafi/