Site icon Telegrafi

Conte dëshiron që Costa të mbetet te Chelsea

Diego Costa është njëri nga lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve.

Sulmuesi braziliano – spanjoll i Chelseat është raportuar se do të largohet nga Londra në fund të edicionit.

Ish-anëtari i Atletico Madrid ka bërë gjeste të pahijshme në fushë gjë që ka marrë shpesh herë dënime nga FA.

Por trajneri i ri i Chelseat që pritet të jetë Antonio Conte ka bërë të qartë se dëshiron sulmuesin në ekip.

Sipas medieve angleze Conte ka kërkuar nga zyrtarët e klubit që t’i vazhdohet kontrata Costës pasi e sheh si lojtar kryesor në skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version