Antonio Conte duket se është bindur për t’iu rikthyer trajnimit pas disa muajve pushim.
Trajneri italian është i papunë që nga 26 marsi i këtij viti kur u shkarkua nga Tottenham Hotspur.
Emri i tij është përfolur te shumë skuadra, derisa më në fund ai ka folur për të ardhmen e tij.
Roma megjithatë mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij pasi Jose Mourinho do të largohet në fund të sezonit.
Napoli gjithashtu është skuadra tjetër italiane që ka shprehur interesim për Conten pasi francezi Rudi Garcia duket se nuk do ta përfundojë sezonin.
“Roma dhe Napoli janë dy qytete të këndshme për të jetuar, transmetojnë shumë pasion. Shpresoj që një ditë t’i jetoj këto eksperienca”, tha Conte.
Tutje trajneri italian ka thënë se është penduar që është larguar nga Juventusi.
“Jam penduar që jam larguar nga Juventusi pas tre vitesh aty, por unë kur shoh probleme të mëdha edhe në gjërat e vogla, atëherë vendos të largohem”, ka thënë Conte. /Telegrafi/