Site icon Telegrafi

Conte bëhet i vështirë, Roma synon emërimin e Mourinhos

Jose Mourinho. (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Roma është duke kaluar njërin nga sezonet më të vështirë në vitet e fundit.

Giallorosët në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë, pasi kanë barazuar 2-2 me Fiorentinën ndërsa kanë pësuar nga Spal 1-0 dhe nga Napoli 1-4.

Arritja e njërës nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve duket e vështirë dhe për stinorin e ri pritet një organizim më i mirë i klubit.

Kryeqytetasit synon emërimin e Antonio Contes, por duket se trajneri italian preferon tjetër skuadër.

Jose Mourinho. (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kësisoj Sky TG 24 ka raportuar se presidenti James Pallotta ka kontaktuar trajnerin portugez Jose Mourinho.

Televizioni italian ka raportuar se Roma për të arritur te Mourinho duhet ta mposhtë konkurrencën e Interit.

Pallotta synon që t’i lë duar të lira Mourinhos për ta ndërtuar një skuadër fituese për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version