Telegrafi

CONI kërkon ndërprerjen e të gjitha garave sportive në Itali

Juventus vs Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Presidenti i CONI (Komiteti Olimpik Italian), Giovanni Malago ka kërkuar që të gjitha aktivitetet sportive në Itali të ndalen deri më 3 prill, në përputhje me dekretin e fundit të qeverisë, pas një takimi urgjent në Romë këtë pasdite.

Në takim midis Malagos dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Italisë, Carlo Mornati në selinë e CONI në Romë u diskutua për ngjarjet sportive që po vazhdojnë edhe pse ka rritje të rasteve me Coronavirus dhe një vendim për ndalesë.

Një njoftim zyrtar për shtyp thotë se Malago ka thënë se qëndrimi i tij është që të gjitha ngjarjet sportive, profesionale dhe amatore, duhet të pezullohen deri më 3 prill.

Tani Malago do të informojë kryeministrin italian, Giuseppe Conte dhe ministrin e sportit, Vincenzo Spadafora për pozicionin e tij në lidhje me krizën e vazhdueshme.

Prandaj, qeveria italiane do të duhej të nxirrte një dekret të ri, për të prishur atë aktual në të cilin shprehet se ndeshjet në Serie A mund të luhen akoma, por pas dyerve të mbyllura. /Telegrafi/