Telegrafi

Conference League: Mbyllet pjesa e parë në ndeshjet Drita – Deçiq dhe Shkupi – Llapi

Janë mbyllur pjesët e parë në Conference League, ku Drita po luan ndaj Deçiçit, ndërsa Shkupi është përballë Llapit.

Drita ka shkuar në pushim me barazim 1-1 ndaj Deçiqit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ishte skuadra malazeze që i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e 3-të të takimit, përmes Ilir Camajt (1-0).

Por, bardhekaltrit u rikthyen shpejtë në lojë, përmes Almir Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të (1-1).

Në anën tjetër, Llapi po zhvillon duelin ndaj Shkupit si mysafir.

Skuadra e Tahir Batatinës i ka mbyllur 45-minutat e para të takimit në disavantazh, 1-0.

Ishte Kire Markoskiai që ia dha epërsinë “Shvercerëve” në minutën e 36-të.

Mbetet të shihet se a do të ketë rikthim në pjesën e dytë./Telegrafi/