Telegrafi

Complexity eliminohen nga turneu i CS:GO – IEM Dallas 2023

Ekipi amerikan Complexity janë eliminuar nga gara në turneun IEM Dallas, pas një perballje të vështirë ndaj Cloud9.

Ekipi Cloud9 shënuan fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për ta eliminuar nga gara Complexity.

Deri më tani nga gara në IEM Dallas janë eliminuar: Complexity, Liquid, 9z, FURIA, Grayhound, Evil Geniuses, fnatic dhe Nouns.

Tani Cloud9 do të përballen me FaZe në finale të ‘Lower Bracket’, të enjten duke filluar nga ora 01:00.

Në këtë turne skuadrat po garojnë për një grup çmimesh prej 250.000 dollarësh, ku 100.000 prej tyre do të shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/