Bayern Munich është duke fituar 2-1 në Allianz Arena në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.
Pas vetëm 14 minutash lojë, Kingsley Coman i kaloi Bavrezët në epërsi me një asistim nga Serge Gnabry.
Por, gjashtë minuta më vonë, Spurs i barazuan shifrat me anë të Ryan Sessegnon (20’).
Mirëpo, sulmuesi francezi ishte tejet i pafat, pasi pësoi lëndim në gju dhe duket tejet serioz.
Coman u zëvendësua nga Thomas Muller që e riktheu epërsinë për skuadrën dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.
Nesër (12 dhjetor) skuadra gjermane do të konfirmojë se sa do të mungojë Coman, por që me gjasë mund të mbetet jashtë fushe deri në tre muaj.
Bayerni dhe Tottenhami tashmë kanë kaluar në fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve, pasi kanë nga 18 pikë, respektivisht 10-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/davspurs/status/1204859756546007040