Starti i mirë i Bayernit me rezultat 3-1 ndaj Hoffenheimit ishte lënë në hije nga një lëndim serioz i Kinglsey Coman.
Sulmuesi Coman do të kalojë disa javë në trajtim për shkak të një dëmtimi të ligamenteve në nyje.
Coman humbi edhe kampanjën triumfale të Francës për shkak të lëndimit dhe tash 22 vjeçari sërish ka pësuar dëmtim në nyjen e majtë të tij, për të cilën duhet operim.
Kingsley Coman has suffered a syndesmosis ligament tear in his left ankle and will be out for several weeks.
Wishing you the speediest of recoveries, Kingsley! 🙏 pic.twitter.com/649TH4tO3H
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 24, 2018
Pasi bëri paraqitjen e parë që nga shkurti, Coman u desh të ndihmohej që të largohej nga fusha në fund të pjesës së parë ndaj Hoffenheimit.
Dëmtimin Coman e pësoi pas një dueli me Nico Schulzin e Hoffenheimit.
Coman erdhi nga Juventusi në vitin 2015 dhe kishte 21 paraqitje sezonin e kaluar, 10 prej të cilave si titullar për kampionin gjerman. /Telegrafi/