Telegrafi

Coman i lumtur për Bayernin, por i pikëlluar për ish-klubin Paris Saint-Germain

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Heroi i finales në Ligën e Kampionëve, Kingsley Coman është shprehur i kënaqur me triumfin e Bayern Munichut, mirëpo në të njëjtën kohë ishte i pikëlluar për finalistin Paris Saint-Germain.

Anësori francez e shënoi golin e fitores së bavarezëve në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij. I lindur në Paris, 24-vjeçari ka qenë për një dekadë (2004-2014) pjesë e kampionit të Ligue 1.

Ai ka luajtur në grupmoshat e reja të PSG-së, ndërsa për ekipin e parë i kishte regjistruar vetëm tri paraqitje në edicionin 2013/2014.

Kingsley Coman si lojtar i PSG-së (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Më pas, Coman nënshkroi për Juventusin si transferimin i lirë, ku po ashtu qëndroi një sezon dhe pastaj (në vitin 2015) u huazua për dy sezone te Bayerni që në vitin 2017 e bleu kartonin e tij.

Lexo po ashtu Pamje nga festa e Bayern Munichut pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, plot lumtur. Jam 100 për qind Bayern, por më bën paksa të pikëlluar për PSG-në”.

“Parisi bëri një lojë të shkëlqyer, ne bënë një lojë të shkëlqyer dhe jemi vërtet të lumtur”, ka deklaruar Coman për RMC Sports. /Telegrafi/

Festa e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)