Telegrafi

Coman kthehet në stërvitje

Sulmuesi i ekipit të Francës, Kingsley Coman, pas dëmtimit të pësuar në kavilje, ka rifilluar stërvitjen me Blutë, katër ditë para ndeshjes çerekfinale të Euro-2016 ndaj Islandës.

Lojtari i ri i Bayern Munich (20 vjeç) u dëmtua në kavilje në ndeshjen për 1/8 e finaleve përballë Irlandës(2-1), të dielën në Lyon.

Pas një seancë me dyer të mbyllura të martën, Blutë do të zhvillojnë një seancë të hapur stërvitore për publikun dhe mediat në Clairefontainë.