Kingsley Coman i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij në lidhje me dëmtimin e madh që e kishte pësuar pas një rikthimi.
Lëndimet e mëdha janë kthyer në tmerr për lojtarin e Bayernit i cili thotë se nëse lëndohet edhe një herë atëherë mund t’i jap fund karrierës edhe pse është vetëm 22-vjeç.
Ish-lojtari i Juventusit e ka këputur dy herë ligamentin e kyçit të këmbës, brenda katër muajsh.
“Ishte një vit shumë i vështirë, kur u lëndova ishte fundi i botës për mua”.
“Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar, mjaft është e mjaft”.
“Nuk do të pranoj një operacion të tretë”.
“Do të thotë ndoshta që këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel. Unë do tA drejtoj veten time në një jetë tjetër, një jetë anonime”, ka thënë ai. /Telegrafi/