Telegrafi

Coman: Dua të bëhem si Ribery, do të qëndroj gjatë te Bayern Munich

Kingsley Coman . (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Kingsley Coman po kalon një formë shumë të mirë te Bayerni Munich këtë edicion.

Ai këtë sezon është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha garat, ku ka arritur të shënojë edhe tre gola.

Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë ka folur për të ardhmen e tij dhe është shprehur se mund të qëndrojë te bavarezët për shumë vite.

Coman në aksion . (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images)

“Jam i sigurt që do të qëndroj gjatë në këtë klub. Qyteti është fantastik, klubi po ashtu. Ne kemi fituar shumë tituj dhe ajo që nga nevojitet është fitimi i Ligës së Kampionëve”.

“Unë nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë deri tani. Ndjej besimin e plotë të drejtuesve dhe luaj një rol të rëndësishëm në ekip”.

Kingsley Coman . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Sigurisht, unë mendoj të qëndroj te Bayerni për 12 vite, ashtu siç bëri edhe Ribery”, ka thënë Coman. /Telegrafi/