Colorado Rapids ka mposhtur mbrëmë Vancouver Whitecaps 2-0 dhe ka rigjetur qetësinë e humbur.
Ishte një prej ndeshjeve më të mira të sezonit për Coloradon, që kishte disa javë që po luante keq.
Çelësi i suksesit duke se ka qenë ndryshimi taktik i trajnerit Mastroeni, që në mungesë të liderit të dëmtuar Jermejn Jons vendosi të transferonte në qendër Shkëlzen Gashin, i cili luajti si mesfushor i avancuar, i lirë të lëvizte në mesfushë e sulm.
Kjo gjë e ndihmoi jo pak Gashin, i cili luajti një ndër ndeshjet më të mira që kur ka shkuar te Kolorado, edhe pse nuk gjeti golin.
Në minutat 44 e 60 Rapids shënuan dy herë dhe morën tre pikë të çmuara, që e afrojnë sërish me kreun në Konferencën e Perëndimit, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare doli mes duartrokitjeve në shtesë.