Mediat kroate gjatë ditës së sotme temë kryesore e kanë pasur ndeshjen mes Rijekës dhe Osijekut e cila u mbyll 3-2, por pas saj kishte problem, ku pjesë e tyre ishte edhe sulmuesi ynë Eros Grezda.
Eros Grezda pas përfundimit të takimit është ballafaquar me sulmuesin kundërshtarë të Rijekës, Antonio Çolak, ku edhe e ka goditur me grusht.
Grezda pretendon që ai e ka fyer në baza personale dhe nga kombësia për atë ka ndodhur edhe incidenti pas ndeshjes.
Por nga ana tjetër sulmuesi Colak ka dhënë versionin e vetë, duke mohuar gjithçka dhe duke shtuar se Grezda duhet të kërkojë ndihmë profesionale.
“Mua më vjen keq që ka ndodhur ai incidenti sepse nuk kam pasur probleme as me Grezdën dhe as me lojtarët e Osijekut, brenda dhe jashtë fushe”.
“Emocionet janë në fushë, por jashtë saj ne i zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe jemi miq të sportit. Kur mendova se sulmi fizik që më bëri Grezda ishte gjëja më e keqe që ndodhi, lexova edhe ato gënjeshtrat që ka thënë sot në deklaratën e tij, që unë paskam fyer atë në bazën kombëtare”.
“Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka të bëj fare me të vërtetën. Shpresoj se do të marrë ekspertët dhe ta ndihmojnë sepse më kanë thënë se ky nuk është incidenti i tij i parë i kësaj natyre. Qëndrova i qetë sepse nuk dua të jap leksione të dhunës dhe është mesazh i gabuar për të rinjtë, sepse ne duhet të jemi modelet e tyre”, ka thënë Colak për mediat kroate. /Telegrafi/