Telegrafi

Çokollata, superushqim që i shërben shëndetit

Kohëve të fundit, çokollata po konsiderohet si ushqim i dobishëm pasi që përmban antioksidues dhe teobromin, i cili është shumë i dobishëm për sistemin nervor.

Një studimi i realizuar së fundmi, tregon se çokollata ndihmon edhe te kollitja dhe njëherit rrit disponimin.

Antioksiduesit të pranishëm në çokollatë mbrojnë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, ndërsa janë të mirë edhe për sistemin kardiovaskular.

Disa mjekë madje ua rekomandojnë pacientëve të tyre çokollatën e zezë për shkak të përbërësve të shëndetshëm.

Veç kësaj, pacientët të cilët hanë çokollatë para operacionit me laser, janë më pak nervozë, janë të vetëdijshëm dhe bashkëpunojnë më mirë me mjekët.

Prandaj lirisht shijojeni kënaqësinë e ëmbël, por le të jetë çokollatë e zezë e shëndetshme. /Telegrafi/