Site icon Telegrafi

Çokollata ka ndikim pozitiv te shtatzënat

Çokollata përmban sasi të madhe të teobrominës, e cila stimulon punën e zemrës dhe kështu lëshon dhe zgjeron enët e gjakut, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësitë e shfaqjes së preeklampsisë.

Teobromina tanimë shfrytëzohet në mjekimin e dhimbjeve në kraharor, rritjen e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e ngurtësimit të enëve të gjakut.

Shkencëtarët shtojnë se teobromina mund ta rregullojë edhe qarkullimin brenda placentës duke bllokuar në këtë mënyrë stresin oksidativ.

Këto rezultate të reja janë të bazuara në përcjelljen e rreth 2300 shtatzënave dhe në analizat e sasisë së teobrominës në gjakun e foshnjave të tyre.

Në bazë të këtyre provave është treguar se sasia e lartë e teobrominës zvogëlon rrezikun për paraqitjen e preeklampsisë deri në 70%.

Exit mobile version