Site icon Telegrafi

Çokolata – mëkati i ëmbël që bëhet ves

Edhe tek adhuruesit e çokolatës aktivizohen hapësirat në tru, të cilat lidhen me ndjenjën e shpërblimit.

Hulumtimi është kryer në tetë gra, të cilat e adhurojnë çokolatën, edhe në tetë tjera që nuk janë të dhëna së tepërmi pas saj. Të anketuarave së pari u është treguar fotografia e çokolatës, e më pas ato kanë ngrënë çokolatën e lëngshme. Gjatë tërë kohës shkencëtarët kanë përcjellë punën e trurit me anë të rezonancës magnetike.

Tek gratë të cilat adhurojnë çokolatën, është vërejtur aktivitet më i madh në qendrat që lidhen me ndjenjën e kënaqësisë, por edhe në qendrat përgjegjëse për krijimin e veseve dhe varësisë. Dëmtimet në këtë hapësirë të trurit më parë janë vërejtur tek personat e varur nga alkooli, bixhozi dhe droga.

Skenimet kanë dëshmuar që, kombinimi i shijimit dhe shikimit të çokolatës, nxit reagim më të madh tek te dy grupe të anketuara, sesa vetëm ekspozimi ndaj njërës prej tyre.

Kuptimi se si një ushqim i caktuar gjatë shijimit dhe shikimit ndikon te njerëzit, mund t’i ndihmojë ata, në kontrollin e bartjes së ushqimit në organizëm.

“Nëse dëshironi të kufizoni bartjen e ushqimit në organizëm, më së miri do të ishte të evitoni njërën ndjenjë dhe të ushqeheni në errësirë”, ka thënë profesori Rolls i cili ka kryer hulumtimin, duke shtuar se, ky lloj i konsumimit është i njëjtë me atë kur ushqeheni, e nuk ia ndieni shijen.

Exit mobile version