Site icon Telegrafi

Coentrao përleshet gjatë ndeshjes me ekipin mjekësor të stadiumit në derbin Porto – Sporting (Video)

Fabio Coentraos nuk po i ecën ashtu siç ka dashur karriera në vendlindjen e tij Portugali.

Pasi javë më parë u turpërua nga trajneri i tij duke e zëvendësuar në sekondat e fundit pas një gabimi, mbrojtësi portugez është bërë sërish protagonist.

Në ndeshjen derbi të Portugalisë, mes Portos dhe Sportingut, Coentraos i doli punë edhe me ekipin mjekësor të stadiumit.

Pasi topi doli jashtë vijave Coentrao shkoi për ta marrë atë për ta ekzekutuar një rivënie anësore dhe aty plasi sherri me mjekët e stadiumit.

Ekipi mjekësor i Portos nuk ia afroi topin mbrojtësit portugez për të vonuar ndeshjen, ndërsa aty Coentrao rrëzoi njërin prej tyre nga ulësja.

Një tjetër mjek pastaj shtyu Coentraon duke rrëzuar dhe pastaj ndodhi një tollovi e madhe duke u përfshirë futbollistët e dy skuadrave.

Gjyqtari kryesor në fund largoi nga fusha dy mjekët pasi sipas tij vepruan kundrejt rregullave.

Në fund Porto arriti fitore në derbin e madh portugez me rezultat të ngushtë 2-1 duke konfirmuar fuqinë në futbollin portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version