Telegrafi

Coca-Cola do të jetë sponsor gjeneral i turneve të ardhshëm për telefona celular të Wild Rift eSports

Riot Games dhe Coca-Cola sot së bashku njoftuan për një partneritet novator shumëvjeçar, i cili është i pari i këtij lloji në lojërat celulare dhe eSports.

Partneriteti do të bashkojë titullin e Riot Games, Wild Rift Esports dhe prodhuesin e pijeve joalkoolike të gazuara Coca-Cola, duke ofruar kështu një mundësi për të lidhur lojtarët dhe tifozët në një mënyrë kuptimplote. Partneriteti shumëvjeçar është i pari i këtij lloji në lojërat celulare dhe sportet elektronike.

Faza e parë e partneritetit do të nisë me fushatën ‘Duhet të jetë Real’. Përveç kësaj, Coca-Cola do të prezantojë një seri me përmbajtje javore të krijuar bashkë me Wild Rift për të ngritur përvojën e fansave.

Wild Rift Esports ka nisur sezonin e parë zyrtar konkurrues në 2022, i theksuar nga krijimi i tetë rajoneve dhe një finale e sezonit global.

Ekipet në mbarë botën do të garojnë në turne rajonalë për t’u kualifikuar në turneun e parë ndërkombëtar të lojës Wild Rift, kampionatin Global Wild Rift Icons, i cili do të zhvillohet këtë verë, duke bashkëpunuar me partnerin e tyre të ri Coca-Cola.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që Coca-Cola bashkëpunon me Riot Games për të sjellë mundësi të reja dhe emocionuese për lojtarët. Nga viti 2014-2016, Coca-Cola u bashkua me League of Legends për kampionatin e saj botëror. /Telegrafi/