Faqja e specializuar Transfermarkt, e cila merret me vlerat e tregut të futbollistëve botërorë, ka përditësuar çmimet pas Kampionatit Evropian në Gjermani.
Tradicionalisht, pas çdo gare të madhe, vlera e tregut e lojtarëve të shumtë të rinj, që shkëlqejnë në skenën e madhe, rritet me shpejtësi. Kështu është edhe këtë herë, ku Transfermarkt përditësoi vlerat e lojtarëve që luajtën në Kampionatin Evropian.
Ashtu siç pritej, rritjen më të madhe të çmimit e përjetoi i riu spanjoll Lamine Yamal (17). Futbollisti i Barcelonës shkëlqeu në Kampionatin Evropian dhe brenda natës çmimi i tij u rrit për 30 milionë euro.
Në vend të 90 milionë eurove, çmimi i tij aktualisht është 120 milionë euro dhe kjo është rritja më e madhe në vlerën e vlerësuar të tregut.
Në vendin e dytë dhe të tretë renditen turku Arda Guler dhe italiani Riccardo Calafiori. Të dyja kanë pasur një vlerë prej 30 milionë euro dhe janë rritur me 15 milionë gjatë periudhës së euros dhe aktualisht kapin vlerën e 45 milionë eurove.
Janë të shumtë futbollistët që pas Euro 2024 u rritën me 10 milionë euro në çmimet e tyre.
Bëhet fjalë për spanjollët Rodri (tani 130 milionë euro), Nico Williams (tani 70 milionë euro) dhe Dani Olmo (tani me vlerë 60 milionë euro), gjermani Jamal Musiala (tani me vlerë 130 milionë euro) dhe portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili (tani vlen 60 milionë euro).
Kur bëhet fjalë për futbollistët më të shtrenjtë në botë, 19 prej tyre aktualisht vlejnë 100 e më shumë milionë euro. Jude Bellingham, Erling Haaland, Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe kanë vlerën më të lartë, të gjithë me 180 milionë euro.
Lista me 19 futbollistë me vlerë 100 e më shumë milionë euro:
/Telegrafi/