Federata e Sportit të Shanghait ka kërkuar që të anulohet gara për çmimin e madh të Kinës shkaku i coronavirusit.
Gara që pritet të zhvillohet më 19 prill, pritet të anulohet, shkaku që virusi tashmë ka mbytur 500 persona në Kinë.
Coronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar dhe tashmë ka shkaktuar shumë panikë nëpër botë, pasi ende nuk po mund të parandalohet dhe epidemia sa shkon e zgjerohet.
Shkaku i virusit, shumë aktivitete sportive pritet të anulohen, derisa edhe lojërat verore në Japoni janë anuluar.
Krerët e Formula 1 do të takohen gjatë kësaj jave dhe të marrin vendimin për të anuluar garën, në mënyrë që mos të preken garuesit dhe tifozët. /Telegrafi/