Site icon Telegrafi

Çmimi i Madh i Evropës i takon Rosbergut

Gjermani Nico Rosberg pasi triumfoi në provat e lira me Mercedes, çka i siguroi nisjen nga ‘pole position’ arriti të ruante vendin e parë duke fituar garën për Çmimin e Madh të Evropës.

Shoku i tij i skuadrës, kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton, edhe pse u nis nga vendi i 10, pas një incidenti gjatë provave të lira, arriti që të fitonte pesë vende duke i mbyllur garën i pesti.

Një garë e mirë ka qenë edhe për makinat e Ferrarit, Vettel arriti të fitonte një vend, duke përfunduar garën i dyti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen nuk ka mundur dot të ngjitet në podium duke e mbyllur garën po në vendin e katërt, transmeton TCH.

Surpriza e kësaj gare ka qenë Sergio Perez i “Force India”, i cili edhe pse u nis i shtati arriti të fitonte katër pozicione duke u ngjitur në podium si treti më i shpejti në garën e zhvilluar në Baku.

Zhgënjimi i kësaj gare mund të thuhet se ka qenë Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili një ditë më parë siguroi pozicionin e dytë në start, por sot nuk arriti të mbante ritmin duke humbur pesë pozicione, pas tij, i teti u rendit shoku i tij i skuadrës Max Verstappen.

Exit mobile version