Telegrafi

Çmimi i Twitter është rritur për 70 për qind

Në ofrimin publik të Twitter, çmimi fillestar është vendosur 26 dollarë, ndërsa gjatë tregtimit të aksioneve, kur aksionarët e kompanisë kanë tregtuar 117 milionë aksione, çmimi për aksion në disa momente është rritur deri në 90 për qind.

Rritja e çmimit për 73 për qind nënkupton se vlera e Twitter është rritur për 31 miliardë dollarë.

Rrjeti social Twitter tani ka 230 milionë përdorues, ndërsa tani do të fillojë të operojë me profit. Në shitje janë rreth 70 milionë njësi, aksione të kompanisë. / Telegrafi /