Telegrafi

Çmimet për lojtarët më të mirë në pozitat e tyre në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve

Sergio Ramos dhe Keylor Navas (Foto: Getty Images)

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, është shpallur portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2017/2018.

Një tjetër futbollist i Real Madridit, Sergio Ramos, fitoi çmimin për mbrojtësin më të mirë në garën më të madhe evropiane për klube.

Edhe çmimi për futbollistin më të mirë në mesfushë shkoi te Real Madridi, gjegjësisht për Luka Modric.

Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit nga Real Madridi këtë verë, e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë.

Më poshtë është lista e konkurruesve për pozitat përkatëse:

Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas.

Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphael Varane.

Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modric.

Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah.

/Telegrafi/