Telegrafi

Çmimet e larta të gazit godasin vendet e SEE

Çmimet në rritje të gazit në tregun global po ndikojnë shumë në rajonin e Evropës Juglindore. Të gjitha vendet në rajon varen nga importet e naftës dhe çmimet e larta rekord kanë nxitur inflacionin. Konsumatorët ndjejnë standartin e tyre të jetesës të grryhet ndërsa bizneset mundohen të përshtaten me kostot më të larta.

Për të folur në mënyrë rajonale, konsumatorët turq janë goditur më rëndë. Ata blejnë gati benzinën më të shtrenjtë në botë duke paguar gati 2 euro për një litër benzinë pa plumb. Gjashtë vjet më parë, një litër kushtonte vetëm 60 cent.

Një mbushje e plotë me benzinë e makinës në Turqi kushton tani rreth 105 euro, më tepër se disa bileta fluturimesh ajrore. Paga minimale neto, ndërkohë është vetëm 245 euro. Nuk është e habitshme që shumë e më shumë po vijnë te transporti publik; tre muajt e parë të vitit 2007 panë një rritje 10% në përdorimin e tij.

Një tjetër opsion është blerja e një makine që ecën me gaz të lëngshëm nafte (LPG) ose të kthehet një makinë ekzistuese në një sistem LPG, pasi një litër LPG kushton vetëm 95 cent. Sipas statistikave të fundit, tre në dhjetë makina në trafikun turk përdorin sistemin LPG.

Në mënyrë paradoksale, turqit boshatisin kuletat e tyre për benzinë megjithëse vendi është pranë prodhuesve më të mëdhej të naftës në botë dhe përfiton nga kontrata të leverdisëshme. Arsyeja kryesore është taksat e larta. Në tërësi, taksat nga prodhimet e karburanteve përbëjnë 13.9% të të ardhurave të përgjithshme të taksave.

Ndërsa kjo mund të jetë mirë për buxhetin, ajo dëmton konsumatorët. Rritjet e çmimeve të benzinës kanë shkaktuar inflacionin me norma që arrijnë 10.12%, niveli i parë me dy shifra në dy vjet.

E njëjta recetë bazë për këtë vuajtje (çmimet e larta të benzinës, taksat e larta dhe inflacioni në rritje) gjendet anembanë Ballkanit. Serbia për shembull, mburret se është një nga dhjetë shtetet më të shternjtë në Evropë kur vjen puna te benzina pa plumb. Që nga korriku, një litër benzinë pa plumb kushton 1.42 euro, kurse një litër naftë kushton 1.38 euro.

Ashtu si në Turqi, një arsye e madhe janë taksat. Ato shkojnë deri në 50% të çmimit të karburantit në Serbi, thonë ekspertët. Për më tepër, kompania e kontrolluar nga shteti, Serbian Oil ka një monopol de facto mbi përpunimin e naftës në Serbi. Për shkak të teknologjisë së prapambetur, kostot e përpunimit të naftës janë midis më të lartave në Evropë.

Serbia duhet tani ose të gjejë një mënyrë për të ulur kostot, të kursejë energjinë ose të të përdorë karburantë alternativë. Ndërkohë, inflacioni i lartë, llogaritur në 15%, po rrit presionin ndaj qeverisë për të marrë verpim. Autoritetet nuk kanë thënë asgjë megjithatë, rreth opsionit të uljes së taksave të aksizave.

Furnizuesit e gazit në Shqipëri tregojnë gjithashtu taksat si një faktor kyç, veçanërisht 20% të VAT. Në qershor vetëm, vendi pa një rritje 6.8% në çmimet e benzinës, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave. Në korrik, nafta arriti 1.36 euro për litër.

Një grusht kompanish kontrollojnë tregun shqiptar të karburantit dhe çmimet duket se shkojnë vetëm në një drejtim: lart. Edhe kur çmimet në tregun ndërkombëtar bien, ky ndryshim zakonisht nuk pasqyrohet në tregun shqiptar.

Shumë ekspertë pretendojnë se qeveria shqiptare po përdor rritjen në çmimet e benzinës për të reduktuar defiçitin e buxhetit. Si në Serbi, autoritetet nuk kanë lëvizur të ulin taksat përballë agonisë së konsumatorit.

Pranë saj, Maqedonia ka patur gjithashtu rritje të mprehta çmimesh në muajt e fundit. Një litër benzinë 95 oktan, eurostar, kushton 1.26 euro për litër, e 98 oktan kushton 1.28 euro dhe 1 litër naftë kushton 1.24 euro një litër.

Përveç bërjes së ngarjes së makinës më të kushtueshme, prirja cënon çmimin e ngrohjes qendrore. Kompania që furnizon ngrohjen qendrore në kryeqytet, Shkup, i ka kërkuar tashmë Komisionit Rregullues të rritë çmimet e saj me gati 60%, rritja më e lartë në çmimet e ngrohjes e regjistruar ndonjëherë në Maqedoni.

Për të zbutur goditjen, qeveria ka vënë përpara një numër masash. Ato përfshijnë uljen e pagesave të rrugëve dhe të pagesave të regjistrimit të makinave, apo pagesa më të ulta për kamionët për qëndrimin në terminale. Por autoritetet nuk kanë konsideruar ende uljen e taksave të aksizës, një masë që po kërkohet nga opozita.

Në Rumani, nafta është më e shtrenjtë se benzina. I vetmi prodhues rumun është Petromi ku grupi austriak OMV ka shumicën e aksioneve. Një litër ECO Premium 95 kushton tani 1.14 euro dhe premium pa plumb është 1.13 euro. Një litër Top Euro Diesel 4 , shkon 1.24 euro, ndërsa një litër Eurodiesel 4 është 1.22 euro. Rumania ka njëp treg të fuqishëm shitje makinash dhe ekspertët besojnë se prirja do të vazhdojë, megjithëse rumunët mund ta zhvendosin interesin e tyre ndaj makinave që kushtojnë më pak për t’u mbushur.

Presidenti rumun Traian Bashesku u ka bërë thirrje partive politike të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje, si për rritjen e çmimeve të gazit dhe për prirjen lidhur me të të inflacionit në çmimet ushqimore.

Një propozim ka qenë të reduktohet VAT ose për gazin ose për ushqimin. Por si në vendet e tjera, mund të pritet rezistencë. Një zgjidhje e tillë kërkon miratim nga parlamenti dhe sindikatat tashmë po ankohen. /Setimes/