Site icon Telegrafi

Çmenduria e madhe, tifozët e Argjentinës djegën arkivolin me fytyrën e Mbappes në paradën e trofeut të Kupës së Botës

Tifozët e Argjentinës kanë bërë një çmenduri të madhe duke djegur një arkivol me fytyrën e Kylian Mbappe në festimet e tyre për trofeut e Kupës së Botës të fituar në Katar.

Rreth 4 milionë argjentinas dolën në paradë për të pritur ekipit përfaqësues që shëtitje me një autobusë të hapur nëpër rrugët e Buenos Aires.

Megjithatë, kjo paradë u desh të ndalohej për arsye sigurie për shkak të disa tifozëve që përpiqeshin të hidheshin në autobus nga lart.

Më pas lojtarët shikuan qytetin dhe festen me helikopterë.

Tifozët e Argjentinës janë të njohur për të qenë të pasionuar kur bëhet fjalë për futbollin, por disa mendojnë se kjo u tejkalua kur ishte fjala për gjestin e tyre ndaj Mbappes.

Një video virale e shpërndarë në mediat sociale tregoi një grup tifozësh që mbante lartë një arkivol që përmbante një kryq dhe një foto të yllit francez.

Ajo u dogj pastaj ndërsa tifozët kërcenin lart e poshtë dhe brohorisnin.

Ideo u postua nga Get French Football News, me mbishkrimin: “Argjentinasit me një dhuratë të mrekullueshme për ditëlindjen e 24-të për Kylian Mbappe këtu”. /Telegrafi/

Exit mobile version