Telegrafi

Çmenduria e Bad News Eagles në Majorin e Rios: Një ekip pa organizatë mposhti ekipin që vlen afro gjysmë miliardi euro

(Foto: HLTV)

Fitorja e Bad News Eagles ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, do të mbetet për shumë gjatë në historinë e skenës së CS:GO, pasi për herë të parë një kampion në fuqi, ka përfunduar garën në vendin e 16 –të në Majorin pasues.

FaZe Clan e cila si organizatë ka vlerën e më shumë se 400 milion dollarësh, u mposht nga një ekip si Bad News Eagles të cilët janë duke garuar pa organizatë që nga krijimi i këtij ekipi.

Lojtarët e ekipeve të mëdha siç është ekipi FaZe, përpos pagave të majme mujore, kanë të gjitha kushtet të cilat i duhen një lojtari për të vazhduar karrierën e tij profesionale.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka arritur një sukses që për shumë kë është një ëndërr e kthyer në realitet, pa ndihmën e ndonjë organizate, duke vazhduar si lojtarë të pavarur kanë arritur që të bëhen pjesë e turneut më të madh të CS:GO dy herë radhazi.

Tani në Rio një ekip pa organizatë si Bad News Eagles, ka eliminuar ekipin më të mirë të botës, ku vlera e organizatës FaZe kalon shumën 400 milion dollarë.

Ky është formacioni i djelmoshave shqiptar që po na bëjnë krenarë me talentin e tyre:

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi

Rigon ‘rigoN‘ Gashi

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti

Klesti ‘stikle-‘ Kola

/Telegrafi/