Një rast i jashtëzakonshëm ka ndodhur në futbollin gjerman, më saktësisht në Bundesliga 2.
Sulmuesi mysafir Ganvoula sapo gjuajti në drejtim të portës së Kiel, por topi ishte duke dalë jashtë kur mesfushori gjerman Eberwein që ishte duke kryer nxehjen e priti atë me këmbë.
Po zhvillohej ndeshja mes Holsten Kiel dhe Bochum, kur gjyqtari kryesor u sinjalizua nga dhoma e VAR-it për ta shikuar një rast diskutabil.
Pasi pa pamjet e ngadalësuara, gjyqtari kryesor vendosi të akordonte penallti për mysafirët, pasi Eberwein e kishte prekur topin ende pa kaluar vijën.
Rregullat janë të qarta, se nëse një zëvendësues ndërhynë në lojë, atëherë gjyqtari mund të ndërmarrë vendime disiplinore për të dhënë një gjuajtje indirekte ose një penallti.
Video nga kjo ndeshje është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë, ndërsa është bërë edhe lajm në gjithë botën.
Gjithsesi në fund Holstein Kiel fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2-1. /Telegrafi/