Telegrafi

I ‘çmenduri’ kthehet te ish-skuadra?

Raportet në Francë sugjerojnë se Marcelo Bielsa mund të kthehet në Marseille, pas veprimit ligjor me Lazion.

Trajneri argjentinas ka rënë dakord për të marrë përsipër stolin e Lazios, të cilët kishin depozituar kontratën e tij në korrik në Lega Serie A.

Megjithatë, klubi romak mbetën të habitur kur strategu argjentinas refuzoi të filloj punën dhe kanë nisur veprimet ligjore kundër ‘El Locos’ apo ‘i çmenduri’.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bielsa largohet nga Lazio vetëm pas dy ditëve

Sipas France Football, ish-presidenti i Lotusit në F1, Gerard Lopez do të blejë e Marseille dhe do të rikthejnë Bielsa në stolin e skuadrës nga Stade Velodrome.

Një njoftim zyrtar i marrjes së klubit nga Lopez pritet të bëhet me 28 ose 29 gusht dhe kthimi i Bielsas do të zyrtarizohet menjëherë. /Telegrafi/